Deputeti Haxhi ​Avdyli fajëson IKSHPK-në, lavdëron Vitinë

Haxhi Avdyli, deputet nga lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka lavdëruar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia në menaxhimin e pandemisë COVID-19, derisa ka fajësuar IKSHP-në për, siç thuhet, “mos paralajmërim të hershëm”.

Në një postim në Facebook pas takimit me ministrin Vitia dhe kryetaren e Komisionit për Shëndetësi Fatmire Kollçaku, deputeti Avdyli ka bërë të ditur se kanë biseduar për tri orë lidhur me gjendjen me COVID-19.

“Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSH-së për përballimin e kësaj gjendje të rënduar. Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime, informim e edukim të qytetarëve nga ana ekspertëve të shëndetit publik”, ka shkruar Avdyli.

Ndryshe, Kosova në 24 orët e fundit ka shënuar 26 raste të vdekjeve, gjashtë më shumë se dje, teksa rekordi i zi i vdekjeve u regjistrua të dielën, 36, më i larti që nga paraqitja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbrëmjes së sotshme me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me kryetaren e komisionit Fatmire Mulhaxha Kollçaku , trajtuam ecurinë e deritashme situatës shëndetësore në vend. Nga sqarimet gati 3 orë nga ministri jam më optimist në përballimin e gjendjes së rënduar me pandeminë.

Situata aktuale fletë se:

1.Vaksina do ketë mjaftueshëm e në vazhdimësi për një vaksinim masiv deri 60% e më shumë.

2. Spitalet edhe pse të ngarkuar si asnjëherë, po përballojnë këtë fluks. Ska pacient që nuk po merr trajtimin e duhur.

3. Furnizimi me Oksigjen shumë më i mirë, me oksigjenim qendror me cisterna e metoda tjera.

4. Furnizimi me barna shumë i përmirësuar. Dyfishim i buxhetit për barna.

4. Mobilizim dhe angazhim i stafit të ri infermieror e mjekë, deri në mbi 1000 e më shumë.

5. Menaxhmenti në klinika e mjekët të mobilizuar që të përballohet situata e rënduar.

6 . Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSh për përballimin e kësaj gjendje të renduar.

7. Kemi një qeveri që tërë resurset e shtetit ka vendosur në shërbim të përballimit të statusit të keqësuar shëndetësor të popullatës.

-Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime , informim e edukim të qytetarëve nga ana eksperteve të shendetit publik. Poashtu kërkohet angazhim më të madh të inspektoratave për përcjelljen të respektimit të masave anti kovid nga ana qytetarëve.