Deputetët e Britanisë së Madhe me raport: Menaxhimi në fillim i pandemisë, dështimi më i madh i shëndetit publik

Deputetët e Britanisë së Madhe janë bërë bashkë nga të gjitha partitë dhe kanë nxjerr një raport në lidhje me pandeminë “Covid 19”.

Raporti prej 150 faqeve ka nxjerrë që tentimi për të ndaluar përhapjen e Covid 19 kur u zbuluan rastet e para ishte dështimi më i madhë i Shëndetit Publik, transmeton Reporteri.net.

Sipas tyre, Anglia u vonua me vonesën e bllokimit, por deputetët hedhin fajin edhe tek shkenctarët.

Ndërkohë deputetët në raport e shohin të suksesshëm menaxhimin e procesit të vaksinave. Sipas tyre, kjo ishte një nga nismat më efektive në histori.

Tutje, në raport thuhet se pandemia ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese sociale, ekonomike dhe shëndetësore.

Në raport shkruhet se numri i lart i vdekjeve etnike dhe atyre me aftësi të kufizuar dhe autizëm është i papranueshëm.