Deputetët e opozitës, respektivisht ata të AAK-së, kanë vendosur pankarta para ulësve të Qeverisë së Kosovës në sallën e Kuvendi, aty ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën.
Opozita ia ka kujtuar kryeministrit Kurtit deklaratat që i kishte dhënë vazhdimësi, si “Serbia nuk kalon”, dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, shkruan Ballkani.info.
Opozita është duke e kundërshtuar vendimin e Kurtit që Serbisë t’i hiqet taksa 100 për qind, pasi që sipas tyre, Serbia është po ajo e njëjta dhe nuk do të reflektojë.
Sipas tyre, Serbisë po i rikthehet tregu prej 500 milionë eurosh dhe ajo prap po vazhdon me sjellje destruktive ndaj Kosovës. /Ballkani.info/









