Depay e mbyll sezonin, në rrezik edhe EURO 2020

Goditje e rëndë për Lyonin, që në sfidën ndaj Rennes humbi njëkohësisht për një periudhë të gjatë dy lojtarë kryesorë.

Memphis Depay e Jeff Reine-Adelaide kanë pësuar të dy një dëmtim në legamentin e kryqëzuar anësor, Depay në gjurin e majtë, ndërsa Reine-Adelaide në gjurin e djathtë.

Më parë, po për shkak dëmtimesh, ekipi i drejtuar nga Rudi Garcia, ka humbur edhe shërbimet e  Le’o Dubois e Youssouf Kone.

Për momentin rikthimi në fushën e lojës për Depay e Reine-Adelaide mendohet të jetë pas gjashtë muajsh, duke bërë që të dy lojtarët ta mbyllin këtu sezonin.

Dëmtimi i Depayt bën me dhimbje koke edhe trajnerin e Holandës, Koeman, para finaleve të Euro 2020.