Dënohet Ismet Munishi pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Gjilanit

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, do të pezullohet nga detyra e trajnerit në ndeshjet zyrtare të FFK-së deri kur të merret vendimi përfundimtar i Komisionit, pasi që është kërkuar edhe një deklaratë plotësuese nga ai.

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.11.2019, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit.

Gjatë ndeshjes mes Ballkanit dhe Gjilanit në Suharekë, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq dhe pastaj u ul në fushë për t’i lidhur tojat e këpucëve dhe e dërgoi një puthje me dorë në drejtim të fushës.

Pas kësaj, Komisioni i Garave nisi procedurë disiplinore ndaj Munishit, ndërsa sot Komisioni Disiplinor ka bërë të ditur se Munishi është pezulluar nga pozita e trajnerit në ndeshjet zyrtare deri në një vendim përfundimtar.

Vendimet e plota të Komisionit Disiplinor të FFK-së:

ISMET  MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit  “ BALKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare (minuta e 85 ndëshkohet me karton të kuq për shkak të sjelljeve të gabuara; ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin  32 paragrafi 1  të Rregullores  disiplinore ; pezullohet pa të drejtë  në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e  ekipit  për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi  lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVI-të  Ipko-Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ;  FC  “ Prishtina “ – KF “ Trepça 89 “ e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në  Prishtinë; raportet zyrtare ( sjellje  e gabuar e spektatorëve  nikoqir ; minuta  50 dhe 90+3, spektatoret  nikoqir; PLISAT ofenduan në kor ekipin mysafir  ) Bazuar në   nenin 32 paragrafi 1  të Rregullores  disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese  nga klubi futbollistik  “ Prishtina “ nga Prishtina  – personi  zyrtar për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019

TAHIR  BATATINA ; kryetrajner  në klubin e futbollit “ LLAPI  1932 “ nga Podujeva, me numër të ID kartelës   001144M77 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për shkeljes së kodit të etikës sportive në deklarimet e tija  lidhur me referimin  e ndeshjes së javës së; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Drita “ – FC “ Llapi   1932 “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes  deklaron  për media së “Ky ishte referimi më skandaloz që nga pas lufta“ duke komentuar në mënyrë të pa autorizuar referimin e ndeshjes). Bazuar në nenin  32 paragrafi 1  të  Rregullores  disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Tahir Batatina lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

BESNIK  MJEKU;  kryetar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga  Kastrioti në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për   sjellje josportive ndaj gjyqtarëve të  ndeshjes së javës së : XV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  KF “KEK-u “ –  KF “ Besa “ e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq , raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjes  hynë në fushë, shan dhe ofendon gjyqtaret njëherit edhe tenton ti  godas ata me top ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1   të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetari  Besnik Mjeku lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

GEART  LATIFI ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës    dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  26, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Istogu “ – KF “ Trepça “ e zhvilluar në stadiumin “ Demush “ Mavraj “ në Istog; raportet zyrtare (  minuta e 59 pas shënimit të golit të tretë të vendasve, vërsulet ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, e ofendon rëndë dhe e kap për dore të njëjtin për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq).  Bazuar në nenin   42 paragrafi 1 pika  a/3 të Rregullores disiplinore  dënohet me ; ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

TUSH  PERKOLAJ ; lojtar i klubit  të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Novpsella e Gjakovës me numër të ID kartelës;  004215M92 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së XV-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Dukagjini “ – KF Rilindja  “ e zhvilluar në Gjakovë,raportet zyrtare  bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

OMER  DILJI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni  me numër të ID kartelës; 007969M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  2 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me  karton të kuq në ndeshjen  e Superligës për kategorinë e juniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Liria “ e zhvilluar në Gjakovë, raportet zyrtare ;  bazuar në nenin 32 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

GENC  BERISHA ; lojtar I klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 003350M02, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e  Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve ; KF “ Ballkani “ – KF “ Ferizaj “ e zhvilluar në Suharekë ; raportet zyrtare, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi, gjegjësisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.