Dënohen me 108 vjet burgim, vëllezërit futën metal në penis për t’i bërë përdhunimet e dhimbshme

Dy vëllezër janë burgosur për 108 vjet, pasi ata kanë tentuar të përdhunojnë me teknika brutale gra të ndryshme që i përdornin edhe për prostitucion.

Vëllezërit Sandulache, që ishin vendosur në Spanjë, fituan deri në 10,000 paund për një natë nga biznesi i prostitucionit.

Dyshja rumune, me emrin Cristian dhe Sebastian, sipas “Daily Star” kishin implementuar material metalik në penisin e tyre me qëllimin për të bërë aktin seksual më të dhimbshëm për viktimat që binin pre e abuzimit të tyre.

Ata gjithashtu akuzohen se i kanë prerë krahun një gruaje me një shpatë samurai, pasi e rrahën aq keq sa qëndroi e shtrirë në shtrat për një javë.

Një natë, vëllezërit Sandulache thuhet se i detyruan katër nga vajzat të hanin 700 dollarë para cash pasi nuk arritën të fitonin para mjaftueshëm në rrugë duke prostituuar.

Ata thirrën Ionut Baciu, bashkëpunëtorin e tyre dhe i thanë: “Ionut, sill pak ujë, sepse e bën më të lehtë të përtypin kartëmonedhat”. Teksa vajzat hëngrën paratë, Sandulachët i paralajmëruan: “Nëse kjo ndodh përsëri, herën tjetër do të hani monedha”.

Vëllezërit akuzohen edhe për trafikim të qenieve njerëzore, prostitucion të detyruar dhe pastrim parash. Prokurorët treguan se ata i joshnin gratë nga Rumania me premtimin për një jete më të mirë në Spanjë përpara se t’i trafikonin dhe t’i prostituonin duke i kërcënuar në Oviedo.

Gjykata dëgjoi dëshmi tronditëse nga dy viktima, të njohura vetëm si A.C. dhe A.G.M. Të dy vajzat rumune u mashtruan nga vëllezërit që i bënë të dashurat e tyre.

Në një rast tjetër, gjykata dëgjoi se si Cristian i tha një debitori: “Nëse nuk e bën pagesën tani, unë do t’i vë zjarrin nënën tënde”.

Ai i tha një tjetër vajze: “Do të përdhunoj motrën tënde vogël. Do të vras e do ta hedh trupin tënd në një qese diku”.

Përveç kushteve të rënda të burgimit, të dy burrat janë dënuar me gjoba dhe kompensime të konsiderueshme për viktimat e tyre. Avokatët e viktimave e quajtën vendimin e gjykatës “të respektueshëm”, por këmbëngulën se do të apelonin për kohëzgjatjen e dënimeve, njoftoi El Comercio.
Cristian dhe Sebastian Sandulache u burgosën për 55 dhe 53 vjet respektivisht nga një gjykatë në Spanjë muajin e kaluar.