Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shalën i njohur me nofkën “Ujku”.
Selimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se asnjëherë dhe nga askush nuk mund t’i vihet emër tjeter përveç atij që i dha populli i Kosovës.
“Pretendimi i Gjykatës Speciale se UÇK-ja është ‘dërmarje e përbashkët kriminale’, është e pa falshme dhe denigruese për pupullin e Kosovës”, ka shkruar ajo, raporton Ballkani.info.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka thënë se gjykatë nuk i përfaqëson vlerat njerëzore dhe demokratike.
“jo e dëshmon se kjo gjykatë është politike dhe kundër vlerave tona njerëzore dhe demokratike .Qëndro i fortë Pjetër Shala!”./Ballkani.info
Postimi i plotë:







