Komplikohet transferimi i Eden Hazardit te Real Madridi.

Mediat spanjolle të cilat disa javë më parë e bënin fakt të kryer kalimin e yllit belg te “Los Blancos” në merkaton e kësaj vere tashmë kanë ndryshuar ide.

Bllokimi i merkatos në hyrje të Chelseat nga ana e FIFA-s do të bëjë që klubi londinez në pamundësi për të blerë futbollistë të tjerë në verë të mbajë në skuadër yjet e tij.

Kështu që transferimi i Hazardit te Reali mund të shtyhet për verën e vitit 2020 me parametër zero pasi në atë periudhë, belgut do t’i ketë përfunduar kontrata me klubin londinez.