Lajmet e trishta për botën e sportit nuk kanë fund ditën e sotme.
Pas motoçiklistit, Paulo Goncalves që humbi jetën në garën e njohur të Rally Dakar, një tjetër sportist është ndarë nga jeta.
Bëhet fjalë për ish yllin e WCW, Jesús Alfonso Escoboza Huertam, i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra në tetor. 56-vjeçari i njohur me emrin sportiv, La Parka mori plagë të rënda në sfidat për nderë të 64-vjetorit të “Arenës Coliseum të Kaoz Lucha Libre” në Monterrey në tetor të vitit të shkuar.
Gjatë duelit të tij, Parka u përpoq të godiste kundërshtarin që ndodhej jashtë ringut, por këmbët iu penguan te litarët, duke e bërë që të rrëzohej në dysheme dhe të pësonte lëndime në kokë dhe qafë. Kjo e bëri të paaftë për të lëvizur dhe folur, çka solli edhe vdekjen.







