Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike (që sipas tij është mbajtur sot) ka miratuar Ligjin për Zyrtarët Publik, shkruan Periskopi.

Sipas tij, ky ligj është miruatuar nga Qeveria e Kosovës pa asnjë konsultim publik dhe nuk janë marrë sugjerimiet e Bashkimit Evropian.

“Sot, Qeveria e Kosovës miratoi Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë: