Demiral në Milan, Rugani qëndron në Juve?

Milan i janë kthyer negociatave me Juventusin për mbrojtësin Merih Demiral, i cili gjë mund të bëj që Daniele Rugani nuk do të kalojë në Romë

Sipas Sky Sport Italia dhe ekspertit të transferëve Gianluca Di Marzio bisedimet kanë rinisur që dy ditë pasi që oferta e parë e Milan për Demiral fillimisht ishte refuzuar.

Turku 21 vjeçar ka vetëm gjashtë muaj që ka ardhur në Serie A ku ishte paraqitur për Sassuolon por ai u transferua në Juve për 18 milionë euro.

Nëse klubet arrin një marrëveshje, ndoshta një vit huazim apo obligim për ta blerë në fund të sezonit, por kjo do të këtë efekt në Romën.

Kjo për shkak se Bianconeri kanë nevojë për ta larguar një mbrojtës për ta zvogëluar atë kurse largimi i Demiral do të thotë që Rugani do të qëndron në Torino.

Do të ishte një kthesë befasuese, marrë në konsideratë se Rugani ka qenë në negociata gjatë gjithë verës për një largim, fillimisht për në Arsenal dhe Manchester United dhe tani me Romën.

Ka pasur po ashtu raporte sot që agjenti i Ruganit Davide Torchia ishte në Romë për një takim me drejtorin sportiv të Giallorossi, Gianluva Petrachi.

Kërkesat për pagën e tij ishin pesë vite kontratë me përfitim 3 milionë euro në sezon, por Roma nuk dëshiron të paguajë 20 milionë euro plus para për lojtarin, derisa Juve dëshiron të riun, mesfushorin e akademisë së Romës Alessio Riccardi që kushton 25 milionë euro.

loading…