Agron Demi

Demi: Familjet në Kosovë po marrin kredi për t’i mbuluar borxhet ose për ta kaluar muajin

Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se familjet në Kosovë po marrin kredi për të mbuluar borxhet ose që ta kalojnë muajin deri në fund.

Demi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mbitërheqjet kanë arritur gati në gjysmë miliardë euro, dhe se në mesin e tyre, është edhe vetë ai.

“Varfëria është rritë për shkak të pandemisë dhe inflacionit…Në anën tjetër Qeveria mburret me shkallën e rritjes ekonomike.” – ka thënë tutje ai.

Në fund, ai ka përmendur që për këtë ka ndikuar edhe pandemia e inflacioni, por sipas tij, Qeveria po fokusohet vetëm në statistika që nuk ndikojnë në mirëqënien sociale.

Madje, ai ka thënë se duhet të jepet llogari për këto trende shqetësuese.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut