Demhasaj shënon në fitoren e Grasshopperit

Shkëlqim Demhasaj ka shënuar një gol në fitoren e Grasshopperit.

Të premten në mbrëmje, skuadra e tij fitoi në udhëtim te Kriensi me rezultatin 2:1 në “Challenge League” të Zvicrës, që është rangu i dytë i futbollit zviceran.

Futbollisti kosovar, Demhasaj, realizoi gol në minutën e shtatë. Ishte goli i tetë i kampionatit aktual, derisa ka edhe dy asistime.

Demhasaj u zëvendësua në minutën e 76-t. Te Grasshopperi, Ermir Lenjani e kompletoi ndeshjen.

Liridon Berisha dhe Mirlind Kryeziu e kompletuan ndeshjen, ndërsa Mark Marleku dhe Liridon Mulaj u zëvendësuan në pjesën e dytë. Te Kriensi në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Burim Kukeli.

Grasshopperi është lider në tabelë me 48 pikë, pesë më shumë se Thuni i vendit të dytë. Kriensi nga ana tjetër pozicionohet në vendin e parafundit me 22 pikë.