Demhasaj e Lenjani bëjnë hap të madh drejt Superligës së Zvicrës

Grasshopperi ka shënuar fitore në shtëpi kundër Thunit. Të premten mbrëma, dy shqiptarët e Grasshopperit, Shkëlqim Demhasaj dhe Ermir Lenjani, fituan 3:1 përballë Thunit mysafir.

Lenjani realizoi golin e dytë për skuadrën vendase. Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi në minutën e 51-të pas asistimit të Demhasajt.

Lenjani luajti në tërë ndeshjen, derisa Demhasaj doli nga loja në minutën e 72-të.

Lenjani e shënoi golin e parë të edicionit sivjet, ndërsa e ka edhe një asistim. Demhasaj nga ana tjetër, që është njëri prej golashënuesve më të mirë në “Challenge League” të Zvicrës me tetë gola, asistoi për herën e katërt sivjet.

Grasshopperi është shumë afër inkuadrimit në Superligën e Zvicrës. Ka 61 pikë në vendin e parë, i përcjellë nga Thuni që ka 54 pikë.Demhasaj e Lenjani bëjnë hap të madh drejt Superligës së Zvicrës