Dëmet që shkaktoi breshëri sot në Drenicë VIDEO/FOTO

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në këto dy ditë të vikendit, në vend do të ketë shi dhe shkarkime rrufesh.

E një stuhi shiu veçse ka filluar në Skenderaj.

Në një video të publikuar shihet se si një stuhi shiu e ka kapluar fshatin Klinë e mesme në Skenderaj.

Reshje të mëdha shiu kanë filluar edhe në Drenas.

Në ndërkohë dje shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës.

Disa fotografi të publikuara nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, shihen dëmet e mëdha në kulturat bujqësore, shkruan Ballkani.info.