Aksioni

Dëmet nga shpërthimi në shtëpinë ku u vra polici në Zhur dhe trupi i tij VIDEO

Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës mbeti i vdekur sonte në Zhur të Prizrenit nga një shpërthim përderisa ishte në aksion kundër drogës.

Incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Njësisë Anti-Drogë kishin shkuar në një shtëpi për bastisje dhe teksa ata ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë ka shpërthyer një mjet shpërthyes.

Në këtë incident ka mbetur i vrarë Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë së Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar plagë trupore. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë.