Talenti i Barcelonës

Dembele vonohet sërish në stërvitje, Valverde i relaksuar

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele është vonuar edhe njëherë tjetër në stërvitje, por trajneri Ernesto Valverde e ka pranuar në një formë relaksuese këtë zhvillim.

Dembele realizoi njërin prej 4 golave që Barcelona shënoi në derbin e fundjavës së kaluar ndaj Espanyolit, teksa Valverde i ka dalur në ndihmë anësorit francez pasi ky i fundit u vonua sërish në stërvitje.

Kujdesi ndaj orarve ka rezultuar të jetë pika e dobët e Dembeles i cili ka mbetur dy orë me vonesë për stërvitjen e së hënës te Barcelona.

Valverde është pyetur për mungesën e diciplinës të 21 vjeçarit, gjersa trajneri i katalanasve ka refuzuar ta qortojë publikisht ish lojtarin e Borussia Dortmundit, madje edhe duke bërë shaka.

“Më ka ndodhur edhe mua. Kam qenë i vetëdijshëm se do të më pyetni për Dembelen, është e vërtetë se diçka ka ndodhur dhe ne do të mundohemi ta zgjidhim këtë çështje brenda nesh. Ne duam ta ndihmojmë lojtarin sepse ka talent të madh. Dembele na dhuron shumë gjëra në fushë, por në të njëjtën kohë ka edhe lojtarë tjerë që kontribuojnë. Duhet t’i ndjekim disa udhëzime”, theksoi Valverde.

Performancat e fundit e Philippe Coutinhos është vënë në pikëpyetje, por Valverde ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e brazilianit.

“Forma e futbollistëve luhatet gjatë sezonit. Kur Luis Suarez nuk shënonte të gjithë pyesnin për të. Coutinho është shumë i rëndësishëm për mua, është një opsion shtesë për ne. Ne e mbështesim atë për të treguar më të mirën e tij sepse është një lojtar vendimtar”, përfundoi Valverde.