Dembele e pranon se nuk ka bisedime me Barcelonën për vazhdimin e kontratës

Ousmane Dembele ka zbuluar se nuk ka bisedime mes tij dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou.

Sulmuesi francez, i cili ka treguar formë të mirë nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman këtë sezon, e ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tanishme me klubin.

Megjithëse marrëveshja i mbaron verën e vitit 2022, klubi ende nuk i ka nisur bisedime me të për vazhdimin e saj.

“Nuk ka bisedime për ripërtëritjen (e marrëveshjes), por unë ndihem mirë”, tha Dembele për BeIN Sport.

“Tani po luaj si sulmues dhe në zhveshtore më quajnë Samuel Eto’o”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me kapitenin Lionel Messi, Dembele tha: “Ai u jep vetëbesim të rinjve. Ai na ndihmon shumë dhe më jep mua këshilla”.