Dembele afër largimit nga Barcelona

Ousmane Dembele është pranë largimit nga Barcelona.

Bisedimet mes Dembeles dhe krerëve të Barcelonës për vazhdimin e kontratës kanë stagnuar, raporton Sport.

Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon në vitin 2022 dhe te Barcelona druhen se reprezentuesi i Francës po synon të largohet në verën e këtij viti apo verën e vitit të ardhshëm kur do të jetë lojtar i lirë.