“Demarkacioni, demarkacioni”: Kurti, Haxhiu dhe Aliu ja shohin sherrin gazit lotsjellës

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dënuar Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Liburn Aliun për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë 2016, këtij aksioni para disa vitesh tani po ja shohin sherrin këta tre anëtar të VV’së.

Lëvizje Vetëvendosje me ndihmën e AAK’së, gjatë 2016 hidhte gaz lotsjellës në Kuvend duke e pamundësuar mbajtjen e seancave dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Krejt kjo nga VV dhe AAK bëhej kinse po e ruajnë shtetin dhe territorin e Kosovës, por u pa se nuk ishte një kauzë e qëndrueshme pasi me të ardhur në pushtet Ramush Haradinaj, e votoi demarkacionin i pari.

Pas këtyre veprimeve nga disa deputetë, pësuan edhe dënimet nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ku tani këto dënime po ia pamundësojnë kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë.

PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore, kurse mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit.

Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV’ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim. Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.