Demantohet raportimi i mediave, nuk ka të vdekur nga tentim-grabitja në Prizren

Sonte u raportua për një tentim grabitje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku pronari i lokalit u plagos nga tre të dyshuar, të armatosur.

“Janë dy të lënduar, të plagosur me armë zjarri. Njëri është i moshës 61-vjeçare, që ka marrë plagë në bark dhe këmbë. Ndërsa tjetri është 28-vjeçar që ka marrë plagë në këmbën e majtë. Të dytë janë në repartin e emergjencës dhe gjendja e tyre është nën kontroll“, ka thënë drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Më herët ishte Sinjali që raportoi se njëri nga të plagosurit kishte ndërruar jetë. Mirëpo, siç shihet në deklaratën e drejtorit të spitalit, kjo dëmantohet.