Demaliaj thotë se Qeveria Hoti i ka votat për kalimin e ligjeve, shton se Haradinaj duhet të jetë president

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se koalicioni qeverisës i ka votat për kalimin e ligjeve në Kuvend. Qeveria Hoti po dështon që pesë herë të kalojë ligjin për Rimëkëmbje ekonomike, por Demaliaj thotë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesave.

“Një kohë kishim Limajn, por nuk erdhi Pacolli. Pastaj kishim Gazmend Abrashin që mungoi për shkak se ishte i sëmurë”, tha i

“Si AAK jemi të konsoliduar. I ka 20 vite funksionim. Është subjekt serioz ndoshta jo por nga fuqia e votës por nga stabiliteti. Ka qenë shtetformues si subjekt prej fillimit. Kurrë nuk kemi qenë kundër interesave të Kosovës. Gjithçka ka qenë në mënyrë rrethanore me të mirën që i vije Kosovës. Kemi pasur ankesat tona për marrëveshjen e Uashingtonit. Ka qenë e vetmja pikë ku nuk jemi pajtuar me partnerët. Kemi mundur të largojmë ndonjë pikë apo të shtojmë ndonjë”, shtoi ai.

Ai ka thënë edhe se lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i Kosovës dhe kjo është kërkesa e tyre.

“Nuk është kërkesë e madhe posti i presidentit. Mendojmë që Haradinaj e meriton atë post. Ai përfaqëson unitetin e popullit”, tha ai.