Demaliaj, Gani Kocit të PDK-së: A po të kujtohet kur i pate hangër gojës do këpuca në parlament?!

Zëvendësministri Gani Koci ka thënë sot se “Ramush Haradinaj më mirë më pas këndu në Gjykatën Speciale sesa me qajtë”, duke iu referuar një deklarate që Haradinaj e bëri mbrëmë dhe tha se ka informacione se deputeti i VV-së, Rexhep Selimi “ka knu gjatë dëshmisë para Prokurorit të Gjykatës Speciale”, duke aluduar se ai nuk ka hesht, por ka folur.

E deklartës së Kocit i është kundërpërgjigjur ashpër deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, shkruan Ballkani.info.

“Sa e pa cipë kjo anë deklarative e Gani Kocit..!! Shumë ka qejf me kercye në darsëm pa e thirrë..!!
Po ja kujtoj z. Kocit se duke folur palidhje kështu i ka pas honger do këpuca gojës në parlament..!!”, ka shkruar fillimisht Demaliaj.

“Po shihet haptasi se shumë njerëz ju kanë gëzuar gjykatës speciale dhe subjekti juaj z. Koci e ka votuar këtë fatkeqësi dhe se nuk mund ta mbroni UÇK-në ju që krijuat këtë gjykatë..!! Për Ramushin krejt e dijnë se sa e ka mbrojtë UÇK-në dhe sa e mbronë sepse ai është vet emblema e saj,por juve le tu mbetet në ndërgjegje ky cinizëm kundërshtues..!! Me këtë po e dëshmoni se drithërimat e humbjes së madhe kanë hy në PDK..!!”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/

loading…