Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Suharekës, Visar Kuqi ka njoftuar se gjatë qëndrimit në SHBA sot kanë vizituar Senatin Amerikan ku janë pritur nga kongresistja amerikane, Lisa McLain.

“Lisa McLain është Kongresiste me ndikimin më të madh në Kongresin Amerikan për kauzën shqiptare! Gjithashtu, takuam kongresistin John Moolenaar, një mik të shqiptarëve, i cili ka shprehur gatishmërinë të na vizitojë në Suharekë, si dhe Senatorin Todd Young. Të gjitha këto takime u mundësuan falë miqësisë dhe bashkëpunimit që kanë krijuar Berat dhe Valdete Gegaj me Senatin në SHBA!”, ka shkruar Kuqi. /Ballkani.info/