Delegacioni i Kosovës ne Strasburg të cilët po marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë, shkruan Reporteri.net.

Pjesë e këtij delegacioni është Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, si dhe deputetë të pozitës e opozitës.

Zëvendëskryeministri Bislimi në këtë mbledhje theksoi qëndrimin e Kosovës ndaj konfliktit në Ukrainë, duke u bashkuar me sanksionet e aplikuara nga BE kundrejt Rusisë, si dhe për rezolutën e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë.