Delegacioni i Ballkanit viziton shtatoren e Adem Jasharit në Turqi, priten me çaj në Universitetin e Sivassit

Delegacioni i FC Ballkanit së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, që gjendet në kampusin e Universitetit të Sivasit, njofton faqja zyrtare e klubit suharekas, përcjell Demokracia.com.

Gjithashtu u nderuan edhe shtatorët e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel.

Tutje, delegacioni suharekas u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivasit, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit “portokallezi” i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore.

Ballkani e ka falënderuar për mikpritjen.

Me delegacionin e Ballkanit në Turqi po qëndron edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.