Dele Alli rrezikon jetën në plazh! (FOTO)

Festat e zhurmshme dhe ekskluzive, në ishullin e Mikonos, tërheqin yje të sportit dhe shoubizit anembanë globit dhe thuajse çdo verë, parajsa greke mes detit Egje’ është ndalesa e detyrueshme edhe për shumë futbollistë të njohur.

Sulmuesi i kombëtares angleze Dele Ali, zgjodhi pak ditë në këtë ishull, por sforcimi i tepërt dhe festat e tej zgjatura i rrezikuan jetën.

23 vjeçari humbi ndjenjat në plazh në krah të të dashurës së tij dhe në temperatura mbi 33 gradë celsius. Futbollisti i Totenhemit u dërgua në spital me ndihmën e dy badigardëve, pasi nuk mundej as të ecte, ndërsa në analizat e bëra u zbuluan sasi të mëdha të alkoolit.

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti, që militon në Premier Ligën angleze dhe paguhet 100 mijë Paund në javë, gjendet në situata të tilla.

Në Muajin nëntor ai u filmua ndërsa konfliktohej i dehur, me stafin e një hoteli luksoz në Londër, vetëm pak orë pasi kishte luajtur me kombëtaren angleze.

loading…