Del VIDEO-ja tronditëse e vrasjes së Markoviqit në Beograd, liderit të tifozëve serbë të Partizanit

Mediat në Serbi e kanë publikuar sonte videon e plotë të vrasjes së Lubomir Markoviqit të njohur si Kiça (39), njërit nga udhehqësit e grupit të tifozëve “Alkatraz”, pjesë e tifozëve të Partizanit të Beogradit.

Vrasjen e kriminelit serb e kanë parë së paku pesë persona që ishin me të pas daljes nga palestra, transmeton Ballkani.info.

Në video shihet se si vrasësi ishte i përgatitur të vriste Markoviqin dhe ai me gjakftohtësi shtien në të derisa ai rrëzohet për tokë.

Në video shokues shihet se si Markoviq të premtën rreth orës 20 e 30, del nga palestra në rrugën “Grçiq Milenko”. Pasi që zbret shkallëve, ai qëndron në një grup bashkë me disa miq, duke pritur që të kalojë rrugën. Në atë moment, pas shpinës së tij, me hapa të përshpejtuar, afrohet një burrë me kapelë në kokë. Në atë moment Markoviq e kthen kokën e sheh vrasësin, i cili në atë moment nxjerr revolën dhe fillon të shtie në të.

Sulmuesi, duke mbajtur revolën në drejtimin e Markoviqit, fillon të vrapoj pas tij duke shtënë me gjakftohtësi. Më pas, Markoviq rrëzohet në tokë, ndërsa vrasësi i afrohet dhe ia “jep” edhe dy plumba në kokë, shkruan Ballkani.info.

Kush ishte Ljubomir Markoviq?

Ljubomir Markoviq, 37-vjeç, lider i grupit të fansave “Alkatraz” të klubit të futbollit Partizan, u vra me gjashtë plumba në kokë nga doras të panjohur, derisa ishte në një pompë benzine në Beograd.

Bashkë me 13 huliganë tjerë serbë, më 2012 ai u dënua për vdekjen e Brice Taton, fansi i ekipit Toulouse i cili ishte rrahur për vdekje më 17 shtator 2009, në qendër të Beogradit para një ndeshjeje kundër Partizanit të Beogradit.

I konsideruar si një nga katër liderët e grupit të sulmit, Markoviqi ishte dënuar me 13 vjet burgim por ishte liruar më 2017.

Disa javë më parë, 10 vjet pas vdekjes së tij, Toulouse FC bëri homazhe për fansin Brice Taton me një sërë veprimesh para dhe gjatë një ndeshjeje në kampionatin francez.

DË raporton se 28-vjeçari Taton ishte rrahur brutalisht dhe më pas ishte hedhur nga tarraca e një kafiterie në qendër të Beogradit. Ai kishte vdekur në spital 12 ditë më pas.

Autoritetet serbe kishin arrestuar disa fansa të Partizanit pas incidentit, që kishte ngjallur vëmendje të madhe mediale. Më 2009, Markoviqi ishte dënuar me 30 vjet burgim për rolin e tij në vrasje, por dënimi i tij ishte ulur në 13 vjet. Ai më vonë ishte amnistuar dhe ishte liruar me dorëzani më 2017.

Kundërshtarët e qeverisë dhe mediat e pavarura në Serbi shpesh akuzojnë qeverinë aktuale se mban lidhje me huliganë futbolli dhe banda.

Kujtojmë se Gjykata e lartë në Beograd, janarin e vitit 2011, i kishte dënuar katër organizatorët e grupit, që rrahu për vdekje tifozin francez, me burgim prej 30 deri 35 vjet, ndërsa tetë të akuzuarit tjerë me dënime prej 12 deri 14 vjet burgim.

Dy nga të akuzuarit ishin dënuar me katër, përkatësisht pesë vjet burgim për shkak të sjelljes së dhunshme.

Dënimi i përgjithshëm i të akuzuarve arriti në 240 vjet burgim.

Nga katër të akuzuarit kryesorë, Gjorgje Preliq ishte dënuar me 35 vjet burgim, Dejan Puzigaça me 32 vjet, ndërsa Ivan Grkoviq dhe Lubomir Markoviq me nga 30 vjet burgim.

loading…