Del rezultati i autopsisë së 39 vjeçares nga Istogu, për cilën u tha se vdiq nga koronavirusi

Më shumë se një muaj ka kaluar prej kur familja e Sevdije Kuklecit, 39-vjeçares nga fshati Lluga i Istogut ka qenë duke pritur rezultatin e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së familjares së tyre.

Sipas rezultatit të autopsisë, Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë si pasojë e sepsës.

“Sëmundja apo gjendja e drejtpërdrejtë që e ka shkaktuar vdekjen – SEPSA. Gjendja e cila ka sjellë deri te shkaktari i vdekjes – PERITONITI FIBRINOZ PURULENT. Shkaktari kryesor i vdekjes – PERFORIMI I ULCERËS DEODENALE”, thuhet në certifikatën e vdekjes së Sevdije Kuklecit.

Rezultati i autopsisë është nxjerr tre ditë më parë, ndërsa autopsia është kryer saktësisht më 20 prill.