Del Piero tregon favoritët e tij në Ligën e Kampionëve

Alessandro Del Piero ka veçuar emrat e favoritëve për Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Juventusit nuk beson se skuadra kampione nga Serie A është në mesin e favoritëve.

“Parashikimi në Ligën e Kampionëve është e vështirë, nëse do të jetë e çmendur si ajo e fundit”, deklaroi Del Piero për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool janë para skuadrave tjera”, shtoi ai.

“Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid që do të rikthehet shumë lartë”, u shpreh Del Piero.

loading…