Del fotoja e kurorëzimit të Dardan Molliqajt me ministren e Edi Ramës (FOTO)

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini sapo e ka zyrtarizuar martesën me Dardan Molliqajn, deputetin e PSD-së.

Me një foto në Facebook, Besa shihet duke nënshkruar kurorëzimin me deputetin e Lëvizjes Socialdemokrate.

Për këtë lidhje është përfolur që një kohë, ndërsa pas kurorëzimit në Prishtinë, është paralajmëruar edhe ceremonia martesore në Tiranë.