Del foto e monstrës në Fier që vrau 8 vjeçarin me lopatë

Ka dal foto e monstrës në Fier, Klodian Çalamani, autori i vrasjes makabre të 8-vjeçarit ditën e sotme Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili sipas dëshmive ishte parë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.

Më pas ai e ka vrarë atë me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij. Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim.

Pas disa orë kërkimesh, blutë kanë gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.

Gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë, kapet autori – Ballkani.info

Në vitin 2006 ai kishte qenë autor i një tjetër pengmarrje. Bashkë me shokun e tij ai kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar për të paktën 20 minuta.