Deklarohet zv/drejtori i shkollës “Iliria” në Prishtinë, pas rrahjes së nxënësve

Visar Osmani, zëvendës drejtori i shkollës fillore “Iliria” në Prishtinë, ka hedhur poshtë pretendimet e një prindi se një rrahje midis disa femrave ka ndodhur në oborrin e shkollës së tyre.

Sipas tij, në këtë institucion arsimor nuk është shënuar ndonjë rrahje për këtë vit.

“Rrahja e nxënëseve që shihet në pamje nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës. Hapësira e shkollës monitorohet nga 20 kamera të sigurisë dhe në asnjë mënyrë gjatë këtij viti nuk është shënuar ndonjë ekses”, ka deklaruar ai për “Indeksonline”.