Deklarohet i pafajshëm i akuzuari pёr vjedhjen e 1 mijë e 200 eurove nga gjyshi i tij

Lipjan- I akuzuari F.P nё seancën e sё mёrkurёs nё Gjykatёn Themelore nё Prishtinё, dega nё Lipjan, ёshtё deklaruar i pafajshëm pёr akuzёn se nё maj tё vitit tё kaluar ia vodhi 1 mijё e 200 euro gjyshit tё tij.

Kёtё deklarim, i akuzuari F.P e ka bёrё gjatё seancёs sё shqyrtimit tё dytё, raporton “Betimi pёr Drejtёsi”.

I akuzuari ka thёnё se mbetet nё tёrёsi pranë deklarimit tё dhёnё nё seancën fillestare, edhe mё tutje e konsideron veten tё pafajshëm pёr kёtё vepër penale.

Ndërsa, mbrojtësja e tij, avokatja Fehmije Gashi ka thёnё se mbetet pranë kundërshtimit tё ushtruar me shkrim mё 22 gusht 2022, duke i propozuar gjykatës qё ta refuzojё aktakuzën si tё pabazë apo nё situatën mё tё pavolitshme, duke qenë se raporti i tё pandehurit me tё dëmtuarin siç pretendon prokuroria janë gjysh e nip, konsideron se e gjithë kjo sipas saj ёshtё sajuar prej gruas sё gjyshit tё tё akuzuarit, me qëllim qё njёherë e pёrgjithmonё ta largojё atё nga vizita qё i bën gjyshit.

Andaj, Gashi i propozoi gjykatës qё ta refuzojё plotësisht aktakuzën ose tё shkojё nё procedurën e ndёrmjetёsimit.

Nё anёn tjetër, prokurori Besnik Jakupi deklaroi se mbetet pranë aktakuzës dhe provave tё propozuara, mbi bazën e tё cilave do tё prokuroria do tё mundohet ta vërtetojё gjendjen faktike si nё aktakuzë.

Andaj, gjykatës i propozoi qё kundërshtimin e mbrojtjes ta refuzojё si tё pabazuar dhe tё vazhdohet nё shqyrtimin gjyqësor.

Nё kёto rrethana, gjykatësi Avdirrahman Gashi konstatoi se seanca e shqyrtimit tё dytё u përfundua, ndërsa shtoi se palёt nё afatin ligjor do tё njoftohen pёr vendimin gjyqësor.

Sipas aktakuzës sё ngritur mё 6 gusht 2021, i akuzuari F.P, mё 2 maj 2021, nё njё fshat Komunёn e Lipjanit, nё shtёpinё e tani tё dëmtuarit Sh.P, me qёllim qё me pёrvetёsimin e sendeve tё huaja tё luajtshme vetes t’i sjell dobi tё kundërligjshme pasurore nga i dëmtuari-gjyshi i tij, pasi ka qëndruar disa ditё nё shtёpinё e tё njëjtit, ka marrё shumёn prej 1 mijё e 200 eurove dhe ёshtё larguar pa u vërejtur nga askush.

Nё kёtё mёnyrё, aktakuza thotё se tё dёmtuarit i ka shkaktuar dёm material.

Me kёtё, i akuzuari F.P, akuzohet se ka kryer veprёn penale “Vjedhja” nga neni 313, paragrafi 1 i Kodit Penal. /BetimipёrDrejtёsi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë