Deklarohet edhe Suarez, tregon se a dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Pas humbjes kundër Bayernit ka pasur raportime të ndryshme për largimin e disa futbollistëve të Barcelonës.

Një nga emrat e përmendur ishte edhe Luis Suarez, i cili së fundmi ka folur rreth këtyre raportimeve.

Suarez tha se atij askush nuk i ka thënë se duhet të largohet nga klubi.

“Askush nuk më tha se duhet të largohem. Nëse kjo është dëshira e klubit do të ishte mirë që personi në krye të ma thoshte direkt”, tha Suarez.

Po ashtu Suarez tregoi se ai dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës.

“Unë do të doja të qëndroja te Barcelona për aq kohë sa ata më besojnë”, përfundoi futbollisti.