Declan Rice i bashkohet Arsenalit, Arteta e prezanton para ekipit

Declan Rice është prezantuar edhe zyrtarisht te Arsenali.

Ai u prezantua nga Mikel Arteta sot, në qendrën stërvitore të klubit.

Arteta i dëshiroj mirëseardhje atij, teksa në prezantim ishin prezent tashmë bashkëlojtarët e rinj të Rice.

Mesfushori anglez gjithashtu u shpreh i lumtur që tani është pjese e Arsenalit.

Arsenali pritet që së shpejti të bëjë edhe njoftimin zyrtar në faqen e klubit, për të zbuluar edhe detajet tjera të marrëveshjes.