Deçani nderon dhe falënderon gjeneralin Mattis, personin që bekoi formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në këtë qytet do të zbulohet pllaka falënderuese për Gjeneralin James Mattis dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo mirënjohje sipas kryetari të Deçanit është për kontributin e veçantë që ish-sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, dha në themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, komuna e Deçanit, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për kontributin e veçantë në themelimin e Ushtrisë së Kosovës në qendër të qyetit të Deçanit, me datën 17 shkurt 2019, në ora 13:00 do të zbulohet pllakë falenderuese për Gjeneralin Mattis dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.