Debutim ëndrrash për Calhanoglut te Interi, asiston dhe shënon brenda 14 minutave në Serie A

Hakan Calhanoglu ka përjetuar një debutim ëndrrash me Interin në Serie A, pasi në ndeshjen e parë ndaj Genoas në Serie A ka bërë një asistim dhe një gol brenda 14 minutave lojë.

Mesfushori turk u transferua te Interi si lojtar i lirë këtë verë, pasi nuk rinovoi kontratën me rivalet e përbetuar lokal të Milanit.

Transferimi i Calhanoglu bëri shumë bujë, por Nerazzurrët tashmë po ia shohin vlerat mesfushorit.

27-vjeçari ka bërë një debutim ëndrrash në Serie A me Interin në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Genoas.