Debat te Barcelona: Mbappe apo Neymar?

Barcelona ka një dilemë për vitin 2020.

Barcelona ishte e interesuar për rikthimin e Neymarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, klubi katalan nuk arriti t’i përmbush kërkesat e Paris Saint-Germain për shitjen e brazilianit.

“Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona tani ka një dilemë për vitin 2020.

Përveç Neymarit, ata janë duke konsideruar edhe mundësinë e transferimit edhe të Kylian Mbappe nga PSG.

Neymar vazhdon të spekulohet me largim nga Parc des Princes në vitin e ardhshëm.

Por, Barcelona mund të tentojë edhe blerjen e Mbappes, duke e lënë në harresë brazilianin.

loading…