Debat i ‘nxehtë’ në Turqi pasi ia bënë me hile Vedat Muriqit

Gjyqtari i ndeshjes Kayserispor – Fenerbahçe, Aris Kardesler është në shënjestër të akuzave për shkak të disa gabimeve në ndeshjen e djeshme në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, edhe njëherë ka qenë titullar për skuadrën e tij, Fenerbahcen.

Ai startoi në sfidën kundër Kayserispor që befasisht, Fenerbahce e humbi 1-0.

Por, rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse gjyqtari do të kishte ndalur një penallti pas një ndërhyrje që u bë në Vedat Muriqin e që sipas mediave turke, ishte.

Aris Kardesler, gjyqtari i takimit Kayserispor – Fenerbahçe, është duke u kritikaur me të madhe për referimin të dielën mbrëma.

Deri më tani kanë reaguar edhe figurat më të njohura të futbollit turk – si gjyqtarë dhe trajnerë – të cilët janë të bindur se ndërhyrja ishte për penallti.

Erman Torowlu : “Penallti”.
Gürcan Bilgiç: “Penallti”.
Reha Kapsal: “Penallti”.
Ahmet Cakar: “Vedati ishte në pozicion 100 përqind për penallti”.

Pas kësaj humbje, Fenerbahce e sulmuesit të Kosovës, që synon titullin në Turqi, renditet në pozitën e katërt në Superligë me 17 pikë pas 10 javësh.

loading…