De Vrij tenton të “rrëmbejë” yllin e Ajaxit

Interi është në kërkim të një mesfushori dhe më i përfoluri është Nicolo Barella, por nga Ibiza një sinjal tjetër sjell mbrojtësi Stefan de Vrij.

Ish lojtari i Lazios ndodhet me pushime në Spanjë, këtë herë i shoqëruar edhe nga holandezi tjetër, Donny van de Beek, i cili është përfolur si një objektiv i Interit gjatë ditëve të para të merkatos.

Mesfushori i Ajaxit shkëlqeu këtë sezon, sidomos me paraqitjet në Champions League dhe Interi u hodh në sulm për të, por ka konkurrencë tepër të lartë nga klubet angleze.

Për të ndezur më shumë zërat ka menduar vetë De Vrij, i cili ka postuar një foto në Instagram, ku është bashkë me mesfushorin holandez, por më shumë dallohen ngjyrat zikaltër që ka vënë në foto, si një sinjal për shokun e tij, që ta tërheqë me vete në Milano.