De Rossi nuk pensionohet, vazhdon karrierën në Argjentinë

Në Argjentinë këmbëngulin se Daniele De Rossi nuk do të “varë këpucët në gozhdë”, pasi ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boca Juniors.

Sipas mediave argjentinase, mesfushori 35-vjeçar është bindur nga ish shoku i tij i skuadrës te Roma, Nicolas Burdisso, që të pranojë ofertën e klubit argjentinas.

Burdisso mban rolin e drejtorit sportiv te Boca Juniors dhe duket se ka ndikuar që De Rossi të firmosë më skuadrën argjentinase një kontratë 8-mujore, të vlefshme deri më 1 mars, kur edhe mbaron kampionati në Argjentinë.

Ish mesfushori legjendar i Romës, Daniele De Rossi mbylli bashkëpunimin me verdhekuqtë në fund të sezonit, pasi drejtuesit e klubit nuk i ofruan rinovim kontrate.