De Rossi mbetet në Serie A

Tifozëve të Romës me siguri nuk do t’u pëlqejë ky lajm.

Por, në shenjë hakmarrjeje edhe ndaj drejtuesve të klubit verdhekuq që nuk i ofroi rinovimin e kontratës, Daniele De Rossi një emblemë e kryeqytetasve ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas Gianluca Di Marzios, ish kapiteni i Romës ka refuzuar çdo ofertë që i ka ardhur nga jashtë pasi nuk preferon të largohet nga Italia.

Tashmë De Rossit i duhet të zgjedhë mes 2-3 opsioneve që ka në kampionatin italian, të paktën duke iu referuar asaj që shkruan gazetari i njohur Gianluca Di Marzio.