Bergamo

De Roon premton të përgatisë 1000 pica nëse Atalanta e fiton Ligën e Kampionëve

Futbollisti i Atalantas, Marten de Roon, i mbetet besnik premtimit të tij që të bëjë 1000 pica dhe t’ua shërbejë qytetarëve të Bergamos, në rast se Atalanta e fiton Ligën e Kampionëve.

“Unë do ta rregullojë një tavolinë të madhe në sheshin qendror në Bergamo për 1000 persona dhe do t’u shërbejë pica të gjithëve, pica të bëra nga unë. Më pas do të organizojë një festë dhe do t’i ftojë të gjithë”, kishte premtuar mesfushori holandez në prill.

Ai këtë premtim e ka konfirmuar sërish.

“Siç kam thënë nëse e fitoj Ligën e Kampionëve do të ketë pica për më tepër se 1000 persona”, ka shtuar ai, raporton Daily Mail.

Atalanta sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballet me Paris Saint-Germainin.