Ronaldo dhe de Ligt, dy lojtarë që luajnë në pozicione të ndryshme dhe vështirë se mund t’i krahasosh me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë diçka të përbashkët e kanë. Një vit më parë Ronaldo eliminonte Juventusin nga Champions League dhe në fund të kampionatit u largua nga Madridi për t’u transferuar tek bardhezinjtw.

Mbrojtësi i Ajaxit, edhe pse vetëm 19-vjeç ka tërhequr vëmëndjen e të gjithë klubeve më në zë të Europës.

Ishte goli i de Ligt që eliminoi kampionët në fuqi nga Champions dhe ndoshta transferimi i tij tek “Zonja e Vjetër” mund të ndodhë.

Sigurisht gjërat nuk janë aspak të lehta, pasi në garë për të është edhe Barcelona, me këta të fundit që Ajaxit i kanë rrëmbyer një yll si Frenkie de Jong dhe sigurisht që të bëjnë çmos për të siguruar edhe shërbimet e kapitenit të harkëtarëve. Një fije shprese për Juventusin ekziston, pasi është vetë de Ligt ai që hedh dritë për të ardhmen e tij.

Pavarësisht zërave që Barcelona është shumë pranë lojtarit, ky i fundit hedh poshtë çdo dyshim, madje duke deklaruar se për të ardhmen nuk ka vendosur asgjë, ndërsa ka shtuar se është i përqëndruar maksimalisht për ta mbyllur sa më mirë sezonin me Ajaxin dhe më pas do të vendosë.

Dihet që Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi dhe de Ligt plotëson të gjithë parametrat. Deri ne verë gjithçka është e mundur dhe pas deklaratës së 19-vjeçarit, gjithçka është e mundur.