De Ligt – Barcelona, kërkesa e çmendur e Raiolës prish marrëveshjen

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, u duk shumë afër kalimit te Barcelonës, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Arsyeja? Agjenti i tij, Mino Raiola. Kërkesat e çmendura të italianit kanë bllokuar marrëveshjen.

Përfaqësuesi i 19-vjeçarit kërkon nga Barcelona rreth 14 milionë euro vetëm komision për vete, pa harruar rrogën e majme për “adoleshentin e artë”. Raiola ka kërkuar nga klubi spanjoll 400 mijë euro në javë për futbollistin e tij.

Kampionët e Spanjës nuk janë në gjendje të paguajnë një shifër të tillë dhe janë tërhequr, nga krahu tjetër Manchester United po monitoron situatën. “Djajtë e kuq” janë hedhur në sulm dhe duan të rrëmbejnë 19-vjeçarin. Drejtuesit duan të lënë pas vetes zhgënjimin e sezonit që sapo mbyllën dhe do t’i plotësojnë dëshirat Ole Gunnar Solskajerit për të rinisur ngritjen.