De Laurentiis zbulon se ka biseduar me presidentin e Genoas dhe agjentin e Piatek

Napoli është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të ri polak, Kryzstof Piatek, ka zbuluar presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis.

Piatek i cili ka shënuar 9 gola këtë sezon në Serie A ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave mes të cilave edhe Barcelona, Bayerni, Borussia Dortmundi dhe Chelsea.

De Laurentiis e ka pranuar se ka pasur bisedime me presidentin e Genoas për Piatek por ka refuzuar të përfshihet në një ankand të mundshëm.

“Kam biseduar me Preziosin dhe me agjentin e lojtarit. Ne ende kemi nevojë për takime por unë do të ia lë vendimin final trajnerit Ancelotti, i cili nuk ka nevojë të ngutet pasi që nuk dua të përfshihem në ankande. Duhet të shohim edhe sa do të ishte përshtatur Piatek te Napoli”, u shpreh De Laurentiis.

Piatek i ardhur këtë verë nga Cracovia u bë futbollisti i parë që arrin të shënojë në 7 ndeshje radhazi në Serie A, që nga Gabriel Batistuta në vitin 1994.