Frenkie de Jong, lojtari i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, mund të përballet me katalanasit në një finale hipotetike të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i Ajaxit supozon se një finale kundër Barçës do të ishte e veçantë, por në të njëjtën kohë nuk do t’i interesonte se kë do të kishte kundërshtar.
“Derisa të jem lojtar i Ajaxit, dua që kjo skuadër të fitojë”, u shpreh ylli holandezi për “Four Four Two”.
Përveç kësaj, De Jong shtoi: “Nuk do të kisha asnjë shqetësim dhe emocion në lidhje me përpjekjen për ta eliminuar Barçën, siç bëra edhe kundër Real Madridit”.
Duke folur për Barcelonën, ngjyrat e të cilës do të mbrojë që prej korrikut, kujton një anekdotë nga fëmijëria e tij.
“Verën e viteve më parë shkova për të shikuar një miqësore të Barçës. Më kujtohet Ronaldinho, duke luajtur. Ishte tepër emocionuese që u ndodha atje, sepse e pashë drejtpërdrejt një lojtar si ai, duke luajtur”.







