Frenkie de Jong blerja me e re e Barcelonës në një intervistë të dhënë është shprehur se kalimi tek katalanasit është një ëndërr e bërë realitet për të.
Mesfushori ka deklaruar se pavarësisht se e ka dëshiruar që fëmijë të jetë pjesë e blaugranave nuk e kishte menduar kurrë se një ditë kjo dëshirë do të realizohej.
“Kam qënë gjithmonë tifoz i Barçës dhe e kam ëndërruar që një ditë të vesh fanellën e kësaj skuadre. Më pëlqen stili i tyre i lojës, lojtarët që ata kanë. Barcelona është skuadra e ëndrrave të mia. Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë ëndrra ime do të bëhej realitet.”
De Jong më pas ka rrëfyer emocionet e momentit kur firmosi për katalanasit si dhe shpalosi synimet që ai ka.
“Kur firmosa ishte një moment fantastik. E shijova pafund momentin kur nënshkrova kontratën time më këtë skuadër. E festova me familjen time. Dua të falenderoj presidentin Bartomeu, pasi më ka mbështetur shumë. Është një njeri fantastik. Dua që të jem një lojtar i rëndësishem për Barçën si dhe të fitoj shumë tituj. Këto janë objektivat që unë kam.”
Frenkie de Jong u ble nga Barcelona për shumën e 75 milionë eurove plus bonuse, ndërsa ka firmosur me klubin katalanas një kontratë 5-vjeçare.







