David de Gea ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re te Manchester United, duke shtuar zërat për largim.
Portieri spanjoll është duke u kërkuar nga Real Madrid dhe Juventus, gjersa kontrata aktuale skadon në verën e këtij viti.
De Gea ka kërkuar nga Manchester United një pagë rreth 450 mijë funte në javë, por që kjo kërkesë është refuzuar.
Kështu, spanjolli tani po e kërkon largimin nga ‘Djajtë e Kuq’, gjersa pret një ofertë të majme nga njëra prej skuadrave.







